SPORT, 4 Tetor 2017, 23:52

I pafati Cikalleshi, pas dëbimit të Panuçit vjen dëmtimi

I pafati Cikalleshi, pas dëbimit të Panuçit vjen dëmtimi

Kristian Panuçi e “dëboi” nga dy ndeshjet me Lihtenshtajnin dhe Maqedoninë, pasi nuk mund të vinte në kohë në rezidencën e Kombëtares, për shkak se i duhej të firmoste kontratën e re në Turqi.

Por, fati i keq e detyron Sokol Cikalleshin të mos jetë as në dy sfidat e fundit të eliminatoreve, të konsideruara si “takimet e luksit”: ato me Spanjën dhe Italinë. Sulmuesi i Osmanlisporit në kampionatin turk u dëmtua gjatë seancave stërvitore në Durrës./d.f/TPZ.AL/