SPORT, 30 Shtator 2017, 19:44

Ka emrin e liderit të Al-Kaedës, njihuni me talentin 14-vjeçar

Ka emrin e liderit të Al-Kaedës, njihuni me talentin 14-vjeçar

Një futbollist i ri, i cili quhet Osama Vinladen shpreson që të bëjë debutimin me të rinjtë e Perus në kombëtaren U-15 në një turne që do të zhvillohet në Argjentinë. Për fat të keq ai është përfshirë në ekipin provizor për këtë kompeticion.

14-vjeçari ka lindur pas sulmeve të 11 shtatorit, që la rreth 3 mijë njerëz të vdekur. Vinladen luan me Union Comercio, një skuadër që luan në Nueva Cajamarca, në veri të Perus.

Djaloshi me emrin e plotë Osama Vinladen Jimenez Lope, që në moshë të re ka nisur të punojë si lavazhier, ndërkohë që një ndër problemet më të mëdha për të padyshim është emri i tij, i ngjashëm me ish-terroristin e famshëm Osaman Binladen.

“Ndihesha i mërzitur në shkollë, por më pas fillova të mësohesha. Tashmë ndihem normalisht. E kam pyetur babain përse më ka vendosur këtë emër, por gjithmonë më është shmangur. Po mendoj që ta ndryshoj emrin, por do ta bëj në momentin e duhur”, u shpreh ai në një intervistë të dhënë për media peruane