SPORT, 30 Shtator 2017, 19:50

PSG luan tenis ndaj Bordeaux, “MCN” dhuron spektakël

PSG luan tenis ndaj Bordeaux, “MCN” dhuron spektakël

Paris Saint-Germain po i kthen në goleadë ndeshjen e këtij sezoni. Skuadra e Unay Emeri sot ka shkatërruar 6-2 Bordeaux në javën e tetë të kampionatit francez.

Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” ka dhuruar një mal me gola, teksa treshja magjike Mbappe-Cavani-Neymar (MCN) e kanë të thjeshtë për të shënuar.

Neymar zhbllokoi ndeshjen në minutën e 5-të, ndërkohë që më pas shërben një asist për Cavanin. Meunier, sërish Neymar dhe Draxler shënuan tre golat e tjerë në pjesën e parë. Në të dytën Mbappe vuri dhe ai emrin në listën e golashënuesve, ndërkohë që dy golat e miqve ishin sa për statistika.

PSG është ngjitur në krye të renditjes me 19 pikë, tri më shumë se Monaco që ka barazuar 1-1 ndaj Montpellier.