SPORT, 30 Shtator 2017, 21:23

“Magjistari” De Biazi, Alavesh rigjen golat dhe fitoren e parë

“Magjistari” De Biazi, Alavesh rigjen golat dhe fitoren e parë

Deportivo Alavesh regjistroi fitoren e parë sezonale në kampionatin spanjoll, me Xhani De Biazin që i bëri një nisje të shkëlqyer aventurës në La Liga duke mposhtur ish-skuadrën e tij.

“Dikur thuhej: “trajner i ri, fitore e sigurt”. Më tepër dukej si një frazë utopike, por kësaj radhe me ajo është përmbushur dhe De Biazi e nisi në mënyrë të madhe”, shkruante gazeta e njohur spanjolle, “As”.

Golat nga Munir dhe Medran sollën të paktën përkohësisht qetësinë te Alaveshi, ndërkohë që Levante është në krizë të plotë.

Një fitore 0-2 në transfertë, që me fishkëllimën finale solli shpërthimin e gëzimit në stolin e Alaveshit, me një De Biazi që bën magjistarin.