SPORT, 30 Shtator 2017, 19:54

Dortmundi fiton në transfertë dhe kryeson i vetëm

Borusia e Dortmundit e kaloi atë humbje me Realin në Ligën e Kampioneve dhe sot fitoi në transfertë 2-1 me Augsburgun, në javën e shtatë të Bundesligës gjermane.

Golat mbajnë firmat e Jarmolenkos dhe Kagavës, ndërsa për vendasit barazoi përkohësisht Kajubi. Pas shtatë javësh skuadra e Petër Bosz kryeson e vetme me 19 pikë.

Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme, Borusia Mënshengladbah fitoi 2-1 me Hanover 96; Eintrahti i Frankfurtit po 2-1 me Shtutgartin, Volfsburgu barazoi 1-1 me Maincin.

https://youtu.be/DdXrdzHSDR0