SPORT, 3 Tetor 2017, 17:29

Lopetegui, në Twitter: Tifozë, na mbështesni kundër Shqipërisë!

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, dërgoi një mesazh përmes rrjetit social “Twitter” mendimet e tij në lidhje me momentin delikat që po kalon vendi i tij, duke kërkuar inkurajimin e publikut në Alikante në kuadër të ndeshjes me Shqipërinë.

“Kemi nevojë të përqendrohemi për ndeshjen e rëndësishme me Shqipërinë. Kemi nevojë për mbështetjen e publikut në Alikante dhe dashurinë e tij të madhe për të përmbushur një hap thelbësor drejt Botërorit”, ishte mesazhi i tij. /TPZ.AL/