SPORT, 6 Tetor 2017, 14:45

Sot Spanjë-Shqipëri, bastet: koeficient rekord 45:00 për fitoren e Kuqezinjve

Sot Spanjë-Shqipëri, bastet: koeficient rekord 45:00 për fitoren

Kristian Panuçi ka ideuar një “mur” përballë sulmit spanjoll me shpresën se mund të marrë një pikë të çmuar në Alikante dhe çimentuar vendin e tretë në grup, por në kampin iberik mendojnë për numrin e golave që do të realizojnë.

Spanja dhe Shqipëria do të përballen sot në orën 20:45 në ndeshjen e parafundit të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”.

Iberikët thuajse e kanë siguruar vendin e parë – kanë tri pikë më shumë se Italia e vendit të dytë – dhe u mjafton vetëm fitorja me Shqipërinë, ndërkohë që trajneri Lopetegui pritet të hedhë një formacion sulmues, për të përsëritur fitoren e “Loro Boriçit” (2-0).

Kompanitë e basteve e kanë ndarë mendjen, teksa koeficienti “1” është në vlerat minimale: 1.07; barazimi “x”: 15.00 dhe fitorja e Shqipërisë (“2) në vlerën 45:00.

Spanjollët kanë fituar shtatë nga tetë ndeshjet e luajtura, duke realizur një rekord golash: 33, me një mesatare të frikshme: 4.5 gola për ndeshje.

Githsesi, Kuqezintë kanë fituar 2 nga 4 ndeshjet e luajtura në transfertë ku e fundit është ajo ndaj Izraelit me rezultatin e pastër 3-0. /d.f./TPZ.AL/