TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, në Europë kanë hyrë mbi 100 mijë emigrantë deri në vitin 2017, përmes detit.
Rritja e shfrytëzimit të tyre do të thotë që rreziqet e skllavërisë moderne janë rritur në gati tre të katërtat e 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian gjatë vitit të kaluar, duke e bërë atë rritjen më të madhe, sipas një studimi global i rrezikut.
Si pikat hyrëse kryesore të emigrantëve, pesë vende të BE-së – Rumania, Greqia, Italia, Qiproja dhe Bullgaria – janë identifikuar si vendet me rrezik më të lartë brenda bllokut, bazuar në forcën e ligjeve të tyre, efektiviteti i zbatimit të tyre dhe ashpërsia e shkeljeve. Këto të dhëna janë përllogaritura nga Verisk Maplecroft, në edicionin e dytë të Indeksit të Skllavërisë Moderne (MSI), ku janë ekzaminuar 198 vende.
Shqipëria, në këtë raport, nuk ka pësuar përkeqësime, duke mbajtur të njëjtin pozicion si në 2016, e 37 në botë, dhe “skllevërit” më të vegjël në rajon.
Shtetet të cilat kanë një risk të lartë, sipas raportit, janë Greqia, Turqia dhe Italia.
Indeksi i Skllavërisë Moderne 2017 (MSI) vlerëson rrezikun e ekspozimit ndaj praktikave të skllavërisë, trafikimit të personave dhe punës së detyruar. Indeksi është i dizajnuar në mënyrë specifike për të ndihmuar kompanitë të identifikojnë se ku rreziku i skllavërisë moderne është më i madh në të gjithë zinxhirin e biznesit dhe zinxhirin e furnizimit, për të mbrojtur më mirë punëtorët dhe për të përmbushur legjislacionin e ri dhe në zhvillim. MSI është pjesë e grupit së të Drejtave së të Drejtave të Njeriut të Verisk Maplecroft, i cili përmban 31 indekse rreziku që mbulojnë të drejtat civile dhe politike, të drejtat e punës, sigurinë njerëzore, mjetet juridike dhe çështjet e zhvillimit.
TPZ.AL