TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
* Shkruar nga Daniel Byman për "Foreign Policy" - Përgatiti: TPZ.AL
Al-Kaeda dhe Shteti Islamik kanë filozofi, teologji dhe strategji të ndryshme por të njejtin qëllim përfundimtar.
Çdo lëvizje terroriste ka pakënaqësitë e saj dhe lëvizja botërore për Xhihad nuk përbën përjashtim. Mospajtimet rreth synimeve të caktuara, taktikave, organizmit dhe çështjes themelore se cfarë do të thotë të jesh një musliman i mire, e kanë rrënuar lëvizjen që prej krijimit të saj.
Ndërkohë që Shteti Islamik po bie, këto dallime bëhen edhe më të rëndësishme. Shteti Islamik ka humbur pjesën më të madhe të territorit të tij në Irak dhe Siri, por ka gjasa të mbijetojë si një formë kryengritjesh, dhe për më tepër, si një lëvizje terroriste. Megjithatë, roli udhëheqës që lëvizja pretendonte kur deklaroi kalifatin në vitin 2014, do të jetë më i vështirë. Al-Kaeda nga ana e saj është përpjekur të luajë një lojë më të gjatë, por gjithashtu mbetet e dobët dhe mund të mos jetë në gjëndje të rimarrë rolin e drejtuesit. Megjithatë, edhe pse nuk ka udhëheqës të qartë, lëvizja në tërësi mbetet e fuqishme. Grupet xhihadiste, disa prej të cilave kanë lidhje me Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik, janë aktive ne Jemen, Magreb, Indi, Filipine dhe natyrisht Siri midis vëndeve të tjera. Në Europë lëvizja xhihadiste gëzon mbështetje nga shumë muslimanë duke bërë të mundur që të tërheqë luftëtarë dhe të frymëzojë sulmet terroriste.
Megjithatë, kjo lëvizje e gjerë është e ndarë mbi disa cështje kyce. Një cështjë themelore ka të bëjë me atë se c’do të thotë një musliman “I vërtetë” . Çdo fe, edhe më e pranueshmja, ka një linjë që ndan besimtarët nga jo-besimtarët. Islami nuk përbën përjashtim: Do të ishte e vështirë të pretendosh se je musliman nëse nuk beson tek Perëndia dhe nuk e konsideron Muhamedin profetin e tij. Xhihadistët shpesh janë shumë më të rreptë. Megjithatë xhihadi përgjithësisht justifikohet si mbrojtja e muslimanëve ose rikthimi i tokës së tyre nga jobesimtarët; në praktikë shumë besimtarë dënojnë grupe të tjera muslimane të emëruar në statusin e jobesimtarit (kafir). Kjo shkon kundër qasjes që shumica e dijetarëvemuslimanë kanë marrë historikisht me këtë cështje, pasi i kanë kushtuar vëmendje paralajmerimit të Profetiti Muhamed, që nxitimi për të akuzuar të tjerët si jobesimtarë mund të cçojë në ndarje dhe përçarje midis besimtarëve. Disa xhihadistë pohojnë se vetëm muslimanët praktikanë ejanë muslimaë të vërtëtë dhe se të gjithë të tjerët janë të pa fe. Shumë prej tyre do të thonë gjithashtu se vetëm muslimanët e sektit suni janë ata që kanë rëndësi: muslimaët e sektit Shiit janë shumicë ne Irak, Bahrein dhe Iran por nën interpretimin e rreptë të xhihadistëve të monoteizmit, Shiitët nuk janë muslimanë të vërtetë sepse respektimi i Aliut, kalifit të katërt, kushuri dhe dhëndër I profetit, i jep atij status gjysmë-hyjnor. Alawites të cilët kontrollojnë qeverinë Siriane, Houthits, Jemenasit që ndjekin një formë tjetër Shiizmi, dhe pakicat e tjera fetare, sic janë Ahmedi, Druzët dhe Jazidët janë gjithashtu të zbehtë. Të tjerët shkojnë më tej dhe vendosin një kufi midis Selefitëve- një formë puritane e suniizmit që hedh poshtë politikën tradicionale, ligjet e hartuara nga njerëzit dhe cdo gjë që ka të bëjë me shpikjet njerëzore- dhe të gjithë të tjerëve duke refuzuar grupe jo-Salafite islamike si psh, Vllazëria Muslimane si të papastra. Megjithatë, të tjerë e vendosin kufirin midis Selefive që përqafojnë xhiahdin dhe atyre që nuk e bejnë këtë- jeni ose me ne ose kundër nesh.
Kur vendoset një kufi midis besimtarëve të vërtetë dhe të tjerëve, pyetja qëndron se cfarë mund të bëhet për ata të cilët mbeten pas. Shteti Islamik dhe para kësaj, Al-Kaeda në Irak, u bënë të njohur për Shiitët dhe Muslimaët Suni që bashkëpunonin më qeverinë e armikut, duke argumentuar se të dy mertionin vdekjen për aleancat e tyre të padrejta. Në Algjeri në vitet 90-të, disa grupe xhihadiste shkuan aq larg sa të vrisnin muslimanë të zakonshëm që u përpoqën të qëndronin jashtë trazirave, duke argumentuar se mosbashkëpunimi I tyre ishte njëlloj si refuzimi I besimit. Al-Kaeda në të kundërt, u ka bërë thirrje pasuesve të saj t’i shpërfillin këto grupe, dhe nëse ka mundësi, të vazhdojnë me proceset për t’i sjellë këto grupe në rrugën e duhur.
Lëvizja është gjithashtu e ndarë në cështjen se kush është në fund objektivi i vërtetë. Më gjërësisht, ka ndarje mbi konceptin e tatarrus , ose vrasjen e të pafajshmëve si pjesë e operacioneve ushtarake ( atë që Pentagoni do ta quante “ Dëmtim Kolateral”). Studiuesit Muslimanë, ashtu si homologët e tyre të krishterë, kanë luftuar me çështjen se si të balancojnë realitetin e luftës dhe me mësimet e fesë së tyre për të mbrojtur të pafajshmit, vecanërisht muslimanët e pafajshëm , në operacionet e tyre. Dy sulmet ndaj Al-Kaedës kundër komplekseve residenciale në Riad në 2003 vranë pothuajse 20 Sauditë- shumë më tepër se numri i Amerikanëve.
Bombardimet e Majit 2003 vranë pothuajse po aq muslimanë sa edhe Perëndimorë të pafe. Sulmi që pasoi në Nëntor- gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit- vrau dhe plagosi pothuajse vetëm muslimanë. Rreth 36 fëmijë u plagosën. Sauditët u kthyen ashpërsisht kundër grupit. Al-Kaeda pati një efekt të ngjashëm në vendimin e Irakut për të goditur hotele të frekuentuara nga perëndimorët në Jordani, njëri prej të cilëve po organizonte një dasmë të një cifti vendas. Al-Kaeda është pëpjekur të nxjerrë mësimet e saj nga kjo ngjarje. Vecanërisht në lidhje me muslimanët, grupi është shumë më përzgjedhës në synimet e tij, se sa 15 vjet më parë. Kur Shteti Islamik kapi dhe vrau punonjësit e “Ndihmave Perëndimore” në Siri, fronti Nusra i Al-Kaedës e kritikoi këtë veprim si “të gabuar sipas ligjit Islamik” dhe “antiproduktiv”. Abu- Omar Aqidi, një militant I lartë i Frontit Nusra, madje postoi në Twitter thirrje publike Shtetit Islamik, për lirimin e Peter Kassig, një punojnës Amerikan i ndihmave humanitare, i cili “ kishte performuar një operacion mjekësor të suksesshëm nën bombardim nga regjimi”. Pas flijimit famëkeq të një piloti jordanez ( musliman), Al-Kaeda në Gadishullin Arabik e denoncoi videon si “prova përfundimtare e devijimit të ISIS”.
Këto dallime janë të panjohura për shumë njerëz, por lëvizja ka gjithashtu një çështje themelore sa i përket organizmit: A duhet të jetë reptësisht hierarkik apo shumë më i decentralizuar? Al-Kaeda në vitet 1990 dhe më vonë Shteti Islamik bashkë me organizatat e tij të mëparshme, zakonisht e nxitën hierarkinë. Ata kanë një udhëheqës të lartë, togerë të lartë, komisione për të diskutuar cështjet kyçe si siguria dhe media e kështu me rradhë. Shteti Islamkik u përpoq gjithashtu të replikonte këtë gjë, në nivel lokal për të siguruar rendin dhe kontrollin mbi territorin. Megjithatë fushatat e pandërprera kundër terrorizmit në SHBA dhe aleatët e saj, sollën mendimin se hierarkitë ishin të rrezikshme. Vrasja ose kapja e udhëheqësve kryesorë mund ta ndalojë grupin ose të paktën mund të kufizojë operacionet. Përvec kësaj, komunikimi i vazhdueshëm për të drejtuar një kryengritje të madhe ose lëvizje globale terroriste rrezikonte të zbulonte vendndodhjen e figurave kyçe. Shteti Islamik ende vazhdon të favorizojë një farë hierarkie, por grupe të tjera kanë bërë thirrje për operacione shumë më të decentralizuara. Këto janë grupe më të vështirë për t’u zbuluar, megjithatë rrezikojnë fragmentizimin. Edhe nëse organizata parashtron udhëzime të qarta, është e vështirë të vendosësh rregull, duke rrezikuar që veprimet e paautorizuara të një grupimi lokal ose degëve të huaja të diskretitojnë grupin më tej.
Lëvizja xhihadiste është gjithashtu e ndarë thellesisht në cështjen e kalifatit. Shteti Islamik e ka ndërtuar reputacionin e tij pjesërisht në shpalljen e kalifatit. Al-Kaeda ka bërë shumë deklarata publike për shkak të popullaritetit të konceptit dhe qëllimit afatgjatë të grupit, per krijimin e një shteti islamik. Megjithatë, debatet brenda grupeve, kanë qenë të ashpra, shpesh duke argumentuar se lëvizja xhihadiste në tërësi nuk gëzon mbështetjen popullore të nevojshme që një kalifate të mbijetojë dhe se vendosja e strukturave shtetërore në një zonë të caktuar thjesht i tregon SHBA-së dhe aleatëve të saj se ku duhet të bombardojnë.
Edhe nën nivelin e kalifatit, grupet nuk pajtohen mbi cështjen e imponimit të ligjit islam, në vendet që ata kontrollojnë. Shteti Islamik beson se është detyra e tyre fetare ta bëjë këtë dhe natyrisht, një kalifat nuk do të ishtë një kalifat I vërtetë nëse nuk do të qeveriste sipas ligjit islam. Sidoqoftë, në zonat ku grupet e lidhura me Al-Kaedën kontrollojnë territorin, ato janë zvarritur midis vendosjes së rreptë të ligjit islam dhe një qasjeje më të butë të edukimit të vendasve ose ndoshta duke e lënë në duart e udhëheqësve lokalë për ta zgjidhur.
Në përgjithësi, Al-Kaeda dhe grupet e lidhura me të favorizojnë një qasje të "zemrës dhe mendjes" për të ofruar shërbime, duke punuar me udhëheqësit lokalë dhe duke bashkëpunuar me grupe të tjera rebele. Shteti Islamik, megjithatë, dëshiron të ushtrojë dhunë, duke zhvendosur liderët lokalë dhe duke siguruar fuqinë e vetë. Shpesh vendos të huajt për të udhëhequr zonat që fiton, ndërsa grupet e Al Kaedës preferojnë udhëheqësit lokalë. Në Siri dhe vende të tjera me shumë grupe xhihadiste, Shteti Islamik kërkon besnikërinë e tyre, ndërsa Al Kaeda ka bërë thirrje për partneritet dhe shpesh merr rol dytësor përsa i përket grupeve të tjera rebele siriane.
Lëvizja gjithashtu ndryshon në qasjen se sa duhet të përqendrohet në nivel lokal dhe rajonal kundrejt atyre që dëshirojnë të përqëndrohen në Shtetet e Bashkuara ose në vendet e tjera perëndimore. Shumica e grupeve provojnë një përzierje të të dyjave: Al Kaeda, në kohën e 11 shtatorit, për shembull shpenzonte pjesën më të madhe të parave dhe forcave për të ndihmuar talebanët dhe përdorën kampet e saj në Afganistan për të trajnuar luftëtarë të përqendruar në nxitjen e kryengritjeve në botën muslimane; në të njëjtën kohë, Al-Kaeda krijoi një sulm masiv terrorist në Shtetet e Bashkuara. Në mënyrë të ngjashme, shteti islam kryesisht ndoqi konsolidimin dhe zgjerimin e kalifatit të saj, por gjithashtu u përpoq të inkurajonte sulme ndaj Perëndimit duke përdorur operativë për të kryer sulme të përgjakshme si sulmet e Parisit 2015. Megjithatë, duke pasur të dyja këto mënyra, kështu bëhet më e vështirë për grupet, që të përqendrojnë burimet e tyre, dhe rrezikojnë të tërheqin armiq të rinj, të cilët shumë grupe rebelësh lokalë i urrejnë. Filiali sirian i Al Kaedës, për shembull, ka deklaruar se nuk do të sulmojë Perëndimin dhe duket të jetë i ndarë nga dega kryesore e Al Kaedës për t'u treguar aleatëve lokalë se nuk do të pengonte ndihmat e tyre ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj.
Një pyetje e rëndësishme është nëse këto janë dallime në objektiva apo thjesht dallime në prioritete. Nëse xhihadistët nuk pajtohen për rezultatet themelore, atëherë çdo unitet në qëllim ose organizim do të jetë shumë më i vështirë për t'u arritur. Nëse problemi qëndron tek prioritetet, atëherë ndryshimet në rrethana mund të sjellin fraksione të ndryshme së bashku në emër të përshtatshmërisë.
Të dhënat e grumbulluara mbi Shtetin Islamik treguan se 70 % e rekrutëve kishin njohuri të përciptë për Islamin. Por disa nga këto cështje kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në popullaritetine grupeve të ndryshme. Ringjallja e kalifatit, për shembull, ishte bindëse për shumë rekrutë dhe pavarësisht nga legjitimiteti i perceptuar mes puristëve, tundimi për të luajtur këtë kartë popullore do të ekzistojë edhe në të ardhmen.
* Shkruar nga Daniel Byman për "Foreign Policy" - Përgatiti: TPZ.AL