TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumëkush e di që në kryeministri, dora e fshehtë që qëndron pas Edi Ramës, thuhet se është Sekretari i Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi. Ky i fundit, një personazh kontrovers, është lakuar jo pak herë nga politikanë të ndryshëm për ndikimin e fortë, që ai ka tek kryeministri Rama.
"Supermafiozin Don Agaçi njihet si de fakto kryeministri i Norieges. Rama është thjeshtë një kukull që rri në facebook" - shkruante njëherë Berisha në profilin e tij në facebook.
"Reforma në drejtësi është kapur nga Ëngjëll Agaçi" - ishte një deklaratë e Ilir Metës në një nga studiot televizive, gjatë fushatës zgjedhore.
I cilësuar si njeriu-hije i kryeministrit Rama, Sekretari Ëngjëll Agaçi përflitet se ka nënkontroll të gjithë ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm të ministrave. Kjo u vu re edhe gjatë intervistës së Ish Ministri të Brendshëm, Dritan Demiraj, për Tpz.al, ku theksonte faktin se nuk kishte patur asnjëherë kontakt me kryeministrin Rama, por vetëm me Sekretarin e Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi.
"Në detyrën e Ministrit Brendshëm kam qenë përafërsisht 4 muaj pa një javë dhe i kam pasur të gjitha kompetencat, teorikisht, të Ministrit të Brendshëm, por do thoja që, për sa i përket kontaktit me kryeministrin, nuk kam pasur kontakte të drejtpërdrejta, të gjitha kontaktet kanë qenë përmes zv.kryeministres dhe z.Agaçi. Kompetencat e mia, kanë qenë të cenuara, sidomos në drejtim të mbarëvajtjes së punës me policinë e shtetit." - shprehet Demiraj për Tpz.al.
Ish Ministri i Brendshëm: Haki Çako nuk ishte i sinqertë me mua, refuzoi shkarkimet në polici
Por përveç Agaçit, ish Ministri i Brendshëm ka hasur vështirësi në ushtrimin e kompetencave dhe për këtë i është bërë pengesë shpeshherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
"Bashkëpunimi me Policinë e shtetit dhe me Drejtorin e Përgjithshëm, ka qenë korrekt, institucional, por sigurisht që në asnjë rast nuk është zbatuar në lidhje me zëvendësimin dhe ndërrimin e personave, të cilët kanë qenë me probleme të inkriminuar dhe që kishin një përfshirje të frikshme në fushatën zgjedhore. Do kishte qenë shumë herë më e suksesshme puna dhe rezultate e mia, në rast se bashkëpunimi me Drejtorin e Përgjithshëm, do kishte qenë i sinqertë, në rast se do kishim pasur mundësi të zgjidhnim një Drejtor të Përgjithshëm, i cili do i përgjigjej Ministrit dhe në këtë rast, nuk ka asgjë personale." - thekson ish Ministri i Brendshëm.
"Marrëdhëniet e mia me z.Çako janë të përkryera, por përsa i përket marrëdhënies së punës që në momentin që ai refuzojë, heqjen e tre personave, shefat e komisariateve, të cilët ishin të përfshirë në mënyrë të frikshme në fushatë, por edhe të tjerëve se nuk janë vetëm ato të tre, që nga ai moment gjykoj që nuk funksionoj siç duhet bashkëpunimi midis dy strukturave, Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm." - përfundon ai./TPZ.AL/Intervistoi: Nertil Agalliu
https://www.youtube.com/watch?v=KMGy0lkx79w