AKTUALITET, 2 Tetor 2017, 21:09

Robert Aliaj kërkon një minutë heshtje për viktimat në Amerikë, Alketa Vejsiu e injoron, nuk e di çfarë ka ndodhur

Robert Aliaj kërkon një minutë heshtje për viktimat në

Robert Aliaj, pjesëmarrësi i jurisë në spektaklin “Dance with me”, kërkoi një minutë heshtje për viktimat dhe të plagosurit e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Las Vegas, ku humbën jetën 58 persona dhe u plagosën rreth 500 të tjerë. Aliaj u shpreh se ndjen dhimbje për ngjarjen dhe i duket vetja “jashtë kontekstit” në një spektakël kërcimi.

Prezantuesja e këtij formati, Alketa Vejsiu e ka injoruar këtë kërkesë duke mos pranuar të mbajë një minutë heshtje. Ajo është shprehur se nuk e di çfarë ka ndodhur, sepse nuk i ka parë lajmet. Edhe pasi Aliaj e ka shpjeguar çfarë ka ndodhur në SHBA, sërish është injoruar nga të gjithë. Mesa duket ky spektakël nuk mund të harxhojë asnjë minutë të vlefshme nga koha televizive, për të respektuar viktimat e një sulmi makabër që ka tronditur mbarë botën. / TPZ.AL/