TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori amerikan Donald Lu është rikthyer sërish në rolin e tij të guvernatorit duke përmendur me të madhe se 20 familje mafioze po kontrrollojnë reformën në drejtësi.
I njohur për qëndrimet e tij paternaliste ambasadori Lu u shpreh i sigurtë se Reforma në Drejtësi do të japë efektet e saj brenda një kohe të shkurtër, por në fakt kjo gjë nuk ndodhi.
Lulzim Berisha la dyert e qelisë, me vendim të një gjyqtari dhe me mbështetjen e kryetarit të Bashkisë Durrësit, Vangjush Dako. Ish kreu i bandës së Durrësit, Lul Berisha, ishte i dënuar për disa vrasje dhe vepra të tjeta të rënda.
Klement Balili ishte i lirë edhe para 6, 4 apo dy muajve më parë dhe ambasadori nuk na tha gjë, pikërisht atëherë kur shqiptarët kishin në dorë me votën e tyre të ndëshkonin këtë kastë politike e cila sipas asaj që nënkuptohet nga ambasadori, qëndron pas botës së krimit.
Diplomati amerikan shkoi në Rrëshen dhe u tha gjimnazistëve se populli mund ti rrëzojë qeveritë nëse ato spunojnë për të, ndërkohë që fare mirë mund të bënte thirrje për ta bojkotuar këtë klasë politike pikërisht më 25 qershor.
Deklaratat e ambasadorit Lu dhe diplomatëve të tjerë në Tiranë bëhen gjithmonë pas zgjedhjeve. Kjo deklaratë ndoshta ka të bëjë me reformimin e personelit njerëzor në departamentin e shtetit. Por e gjitha kjo është e pakuptimtë kur para zgjedhjeve ambasadori bënte thirrje se “protesta e opozitës do jetë e dhunshme”, dhe ishte I rreshtuar si një ministër i qeverisë (teknik ose jo), pas zgjedhjeve mer pozat e luftëtarit të madh antiqeveri./TPZ.Al/