AKTUALITET, 3 Tetor 2017, 08:17

Tjetër goditje me armë kësaj here në Tropojë

Tjetër goditje me armë kësaj here në Tropojë

Një tjetër ngjarje e rëndë ështëë shënuar , kësaj here në Tropojë. Dy të rinj janë goditur me armë zjarri dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë dy të rinjtë kanë qënë duke udhëtuar me një kamion kur janë gjuajtur nga persona të panjohur.

Sipas policisë, dy të rinjtë janë goditurnë rrugën Dushaj – Lekbibaj, te vendi i quajtur Shkëmbi i Rajës, janë qëlluar me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar.

F.Markaj dhe E.Rosaj, të dy 26-vjeç janë transportuar në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autorët janë larguar në drejtim të paditur, pasi i kanë vënë flakën mjetit me të cilët udhëtonin dy të rinjtë.

TPZ.al