TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Flamur Noka është përballur sot në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, me deputetin e Partisë Socialiste, Ulsi Manja.
Manja foli për situatën e kriminalitetit në vend, dhe u shpreh se krimi nuk ka ngjyrë politike, dhe sot policia po e lufton maksimalisht.
Nga ana tjetër, Flamur Noka, deputeti i PD-së, u shpreh se krimi e ka një ngjyrë dhe ajo është mavi, duke ju referuar ngjyrës zyrtare, të ndryshuar, të Partisë Socialiste.
Noka u shpreh se votat në zgjedhje janë blerë nga bandat. Ai i tha në sy Ulsi Manjës, se ka blerë vota për Partinë Socialiste. Zoti Manja, duket se u intimidua nga këto deklarata, dhe nuk pati një përgjigje konkrete për këtë akuzë të Nokës, se ka blerë vota në fushatë për PS-në.
“Ju e mbarsët dhe ushqyet krimin, sot nuk keni ç’bëni. Jeni lolo. Ju i keni borxh krimit” u shpreh Noka. Ai shtoi se Edi Rama bashkëpunoi me bandat për të fituar zgjedhjet dhe sot duhet patjetër t'u kthejë borxhin. / TPZ.AL /