TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës njofton se janë arrestuar dy shtetas që shpërndanin drogëra të forta. Policia bën me dije se njëri prej të arrestuarve është një ushtar profesionist në Komandon e Forcave Tokësore.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me komisariatin nr.6, pranë D.V.P.Tiranë, më datë 03.10.2017, arrestuan shtetasit :
- Xhuljano Kasa, 22 vjeç, banues në Tiranë (me funksion ushtar profesionist në Komandën e Forcave Tokësore)
- Denis Kanani, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Këta dy shtetas janë konstatuar të ulur në një lokal në rrugën "Llambi Bonata", ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në tavolinën ku këta dy shtetas ishin ulur janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë të dyshuar narkotike, të mbuluara me një xhup.
Në vijim janë ushtruar kontrolle në banesat e dy shtetasve të mësipërm ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhuljano Kasa, poshtë dyshekut të krevatit është gjetur një qese me sasi të konsiderueshme pluhuri të bardhë, ( i ndarë në doza) dhe një dokument identifikimi ushtarak, të cilin e paraqiste për t'iu shmangur kontrolleve të policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Denis Kanani, është gjetur një pistoletë e tipit "Magnum", me kalibër 9 mm. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : - 79 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. - 582 lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. - pistoletë e llojit "Magnum", e kalibrit 9 mm. - 3 telefona celularë. - dokument identifikimi ushtarak ( i shtetasit Xhuljano Kasa). Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal.
TPZ.AL
VIDEO:
[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/video-1507022476.mp4"][/video]