AKTUALITET, 3 Tetor 2017, 11:05

Shkodër, kapen “specialistët” e banesave

Shkodër, kapen “specialistët” e banesave

Policia në Shkodër arreston 3 personat e grupit të strukturuar dhe të “specializuar” që vidhnin banesat.

Policia ka arritur të nxjerrë të dhënat që do ta çojnë grupin e hajdutëve për shumë kohë pas hekurave, pasi ata kanë pranuar se kanë kryer mëse 11 grabitje banesash në Shkodër. Të gjitha goditjet e tyre janë dokumentuar nga policia. Në pranga kanë rënë:

Esmir Demaj, 28 vjeç, banues fshati Rrashkullaj, Malësi e Madhe,

Altin Billa, 39 vjeç, lagje ”Skënderbeg”, Shkodër

Gentian Dibra, 40 vjeç, lagje “Vasil Shanto” Shkodër.

Arrestimi i grupit prej 4 personash është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme në afërsi të spitalit rajonal të qytetit.

Ja vjedhjet që kanë kryer "specialistët":

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “BROKEN HOUSE”

Dokumentohen me prova ligjore 11 vjedhje të ndodhura në Qarkun e Shkodrës

Identifikohet grupi kriminal, ndalohen 3 shtetas si autor të dyshuar të këtyre vjedhjeve

Pas një pune të mirëorganizuar nga forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, është bërë e mundur goditja e një grupi kriminal dhe finalizimi i operacionit të koduar “BROKEN HOUSE” ku u ndaluan shtetasit:

Esmir Demaj, 28 vjeç, banues fshati Rrashkullaj, Malësi e Madhe,

Altin Billa, 39 vjeç, lagje ”Skënderbeg”, Shkodër

Gentian Dibra, 40 vjeç, lagje “Vasil Shanto” Shkodër.

Ndalimi i shtetasve të lartëpërmendur u bë pasi nga kryerja e veprimeve operative dhe hetimore rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje me anë të thyerjes në banesa të  ndryshme në Qarkun Shkodër, dhe konkretisht:

1-Më datë 26.06.2017, në lagjen “Kongresi i Përmetit’, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases K. B. 68 vjeçe.

2-Me datë 09.07.2017, në lagjen “Tre Herojnt”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Gj. B. 58 vjeç.

3-Me datë 18.08.2017, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit  S. K. 60 vjeç.

4-Me datë 23.08.2017, në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. G. 77 vjeç.

5-Më datë 23.09.2017, në lagjen Shirokë,  Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. B. 52 vjeç.

6-Me datë 22.08.2017, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M. M. 62 vjeç.

7-Me datë 24.09.2017, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases F.Gj.

8-Më datë 01.06.2017, në fshatin “Boriç i Madh”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit K. M. 58 vjeç.

9-Më datë 17.08.2017, në fshatin “Gruemirçesmë”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. R. 47 vjeç

10-Më datë 19.08.2017, në fshatin “Boriç i Madh”,  Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh. A. 72 vjeç.

11-Më datë 01.07.2015, në fshatin Kullaj, Malësi e Madhe, është vjedhur  me thyerje   banesa shtetasit Y. B. 64 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal

 

TPZ.AL

AKTUALITET / 3 Tetor 2017, 09:10