AKTUALITET, 3 Tetor 2017, 10:20

Policia zhduk makinat e braktisura në Tiranë

Policia zhduk makinat e braktisura në Tiranë

Policia Bashkiake e Tiranës në bashkëpunim me atë rrugore, kanë nisur aksionin për heqjen dhe zhvendosjen e mjeteve të braktisura.

Aksioni i policisë ka filluar me rrugën “Njazi Demi”, në njësinë 5 të kryeqytetit.

Njoftimi i policisë:

“Sot në orën 10:00, Policia Bashkiake Tiranë në bashkëpunim me Policinë Rrugore të D.V.P. Tiranë nis marrjen e masave për heqjen e zhvendosjen e mjeteve të braktisura. Aksioni do të nisë nga rruga “Njazi Demi”, në Nj. 5”, - thuhet në njoftimin nga policia.

TPZ.AL

AKTUALITET / 3 Tetor 2017, 09:10