TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati foli sot në një konferencë për shtyp pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.
Zoti Bushati u pyet nga gazetarja lidhur me qëndrimin e Shqipërisë për referendumin në Katalonjë dhe deklaratat e Ministrit të Jashtëm serb, se Katalonja dhe Kosova janë raste të ngjashme dhe se komuniteti ndërkombëtar po vepron me standarte "të dyfishta".
Bushati u shpreh se krahasimi Kosovë- Katalonjë është “i padobishëm” dhe "i pavend". Ai shtoi se referendumi i Katalonjës nuk është i mbështetur në të drejtën ndërkombëtare dhe u ndal tek Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare në rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës i cili thekson se shpallja e njëanshme e pavarsisë nga autoritetet në Kosovë nuk ishte i paligjshëm.
Reagimi i Ministrit të Jashtëm sqaron pozicionin e Shqipërisë lidhur me këtë referendum. Kujtojmë se një ditë më parë zyrtarë të lartë të Serbisë bën një paralelizëm mes rastit të Katalonjës dhe Kosovës, për t'i mëshuar idesë se edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Nga ana tjetër, Komisioni Europian, u shpreh qartë se rasti i Kosovës nuk është i krahasueshëm me referendumin në Katalonjë. / TPZ.AL /