AKTUALITET, 3 Tetor 2017, 09:44

I vihen prangat 35-vjeçarit nga Lushnja, dhunoi të vëllanë

I vihen prangat 35-vjeçarit nga Lushnja, dhunoi të vëllanë

Përfundon në prangat e policisë 35-vjeçari nga Lushnja.

Shtetasi Saimir V, 35 vjeç, banues në fshatin Krutje ra në pranga pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij shtetasit E.V, 30 vjeç, në prezencë të fëmijëve të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Përgatiti: TPZ.al

AKTUALITET / 3 Tetor 2017, 09:10