AKTUALITET, 2 Tetor 2017, 21:29

Atentat ndaj ish-shefit të SHIK-ut në Berat

Atentat ndaj ish-shefit të SHIK-ut në Berat

Është sulmuar ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, në qarkun e Beratit.

Artan Duati kishte tre ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Italia ku qëndronte prej vitesh me familjen e tij. 48 vjeçari është qëlluar me sende të forta sapo ka dalë nga makina e tij. Ai është transportuar në spital dhe pritet të mësohet më shumë për gjendjen e tij. Express mëson se ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij, ndërsa mendohet se agresorët të kenë qenë dy persona të maskuar. Dauti ka shërbyer si shef i SHISH-ut në Berat në vitet 1993- 1996. Informacion paraprak i policisë: Me datë 02.10.2017, në sallën operative ka mbërritur një telefonat nga shtetasi A.D, 48 vjeç, i cili njoftoi se është goditur me grushte nga dy persona të pa njohur. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar dhe kanë kontaktuar me shtetasin A.D ku rezultoi se: Dy persona ende të pa identifikuar e kanë goditur  këtë shtetas me grushta. Vijon puna  nga shërbimet e policisë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.