TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 24-vjeçare është plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit, në Laç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç, ku bombola e gazit e cila ishte vendosur në ballkonin e apartamentit ka shpërthyer.
Për pasojë është lënduar shtetasja M.G. 24 vjeçe ,e cila është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë. Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Përgatiti: TPZ.al