SPORT, 26 Shtator 2017, 16:40

Shpërblimet për Skënderbeun: Takaj jep 100 mijë euro për fitoren, UEFA 360 mijë euro

Shpërblimet për Skënderbeun: Takaj jep 100 mijë euro

100 mijë euro!

Kjo është shuma që u dhuron lojtarëve të presidenti i Skënderbeut, Artan Takaj, në rast fitoreje me zviceranët e Jang Bojs.

Duket shifër e bujshme, por ia vlen.

Pasi fitorja në fazën e grupeve shpërblehet 360 mijë euro nga UEFA, ndërkohë që barazimi çon në arkat e çdo klubi pjesëmarrës jo pak, por 120 mijë euro.

Skënderbeu do të përballet të enjten (21:05) me zviceranët që kanë një buxhet 20 herë më të madh në termat financiarë dhe një skuadër që kushton në letër 25 milionë euro, kundrejt 6 milionë të korçarëve.

Skënderbeu humbi 3-1 në Kiev me Dinamon vendase, ndërkohë që Jang Bojs barazoi 1-1 me Partizanin e Beogradit.

Statistikat e korçarëve në shtëpi këtë edicion të Ligës Europës ofrojnë vetëm suksese në shtëpi. Në Korçë apo Elbasan ata nuk e njohin shijen e humbjes.

Por, kompanitë e basteve nuk janë treguar aspak dashamirëse me korçarët, por me miqtë.

5.10 vlerësohet fitorja e Skënderbeut, ndërkohë që 1.75 është ajo e Jang Bojs. Barazimi vlen 3.95.

Gjithsesi, këto janë vetëm statistika, pasi futbollit luhet në fushë. Atje flasin lojtarët, jo ekspertët e basteve.