SPORT, 26 Shtator 2017, 11:44

Nis “valsi i bankinave” të Superligës, Nica largohet nga Laçi

Nis “valsi i bankinave” të Superligës, Nica largohet nga

Stavri Nica dha dorëheqjen nga drejtimi i Laçit, duke u bërë kështu trajneri i parë që largohet nga një skuadër e Kategorisë Superiore, kur janë luajtur vetëm tri javë nga sezoni 2017-2018.

Vendimtare në vendimin e durrsakut 63-vjeçar ishte humbja e thellë 3-0 ndaj Kukësit, dhe fakti që drejtuesit nuk kanë bërë një merkatos të mirë gjatë verës.

Në stërvitjen e sotme në krye të skuadrës do të vendoset Gentian Mezani.

Kjo është hera e pestë që Stavri Nica largohet nga drejtimi i Laçit, pasi e ka drejtuar ekipin kurbinas në disa raste. Nica ka fituar Kupën e Shqipërisë me Laçin në edicionin 2012-2013.

Gjatë karierës së tij, Stavri Nica, ka drejtuar edhe Teutën, Apoloniën dhe Besëlidhjen e Lezhës, por dhe ekipe të vogla si Mamurrasi, Luzi dhe Erzeni.