SPORT, 26 Shtator 2017, 14:07

Rama dhe Berisha zbresin në fushë, por... me Kombëtaren U-19

Rama dhe Berisha zbresin në fushë, por... me Kombëtaren U-19

Kanë firmosur kontratat e tyre të para të mëdha: Rezart Rama te Olimpiakosi i Pireut në Greqi dhe Elvi Berisha te Leganes në Spanjës.

Dy 19-vjeçarët e talentuar janë pjesë e Kombëtares U-19 të drejtuar nga Erjon Bogdani, me këtë të fundit që mbetet ende rekordmeni kuqezi përsa u përket golave të shënuar (18).

Shqipëria U-19 ka nisur përgatitjet për eliminatoret e Euro 2018 që do të zhvillohet në Finlandë, ndërkohë që agjenda ndërkombëtare i propozon tri sfida aspak të lehta: Ukrainë, Norvegji dhe Mali i Zi.

Kapiteni Rezart Rama është optimist për ndeshjen e 4 shtatorit kundër Ukrianës në “Selman Stërmasi”, por ka edhe një lutje.

Duhet të vijnë të gjithë tifozët të na mbështesin sepse janë lojtari i 12-të në fushën e lojës”, tha Rama gjatë konferencës për shtyp.

Mbrojtësi i ri flet dhe për kontratën me gjigantin e futbollit grek:  “Firmosa me Olimpiakosin, jam shumë i gëzuar dhe duhet ta tregoj ne fushën e lojës sepse kontrata nuk do të thotë shumë nëse nuk shprehem në fushë. Besnik Hasi na ka ndihmuar, ishte trajner shumë i mirë”.

Edhe Elvi Berisha është i qartë:Janë tri ndeshje shumë të vështira por kjo nuk do të thotë se kundërshtarët janë më të  mirë. Kemi një grup të mirë lojtarësh dhe do të japim maksimumin”.

Ish-lojtari i Tiranës tashmë ka nisur një aventurë të re në Spanjë me Leganes dhe ai e sheh si një mundësi për t’u rritur si lojtar.

Leganes është një aventurë e fortë, atje ndjehem mirë sepse është ekip I madh. Shpresoj të jem sa më shpejt pjesë e ekipit të parë. Kur luan në Spanjë është shumë pozitive”.

Në Spanjë aktualisht luan kapiteni i Shqipërisë U-21, Keidi Bare me Atletikon e Madridit, ndërsa po shkëlqen Enis Bardhi me Levanten, shqiptari nga Maqedonia.