SPORT, 26 Shtator 2017, 13:37

Rashica, në superfomë: Më shijojnë vetëm ndeshjet e mëdha

Rashica, në superfomë: Më shijojnë vetëm ndeshjet e

Është lojtari që po flitet më shumë në Holandë. Mediet sportive holandeze e vlerësojnë si lojtari më i momentit.

Milot Rashica po i tregon gjithmonë e më shumë vlerat e tij te Viteshe.

Mesfushori virtuoz kosovar ishte lojtari që krijoi më shumë në fitoren ndaj Ajaksit të Amsterdamit të kulmuar me golin që solli fitoren.

Rashica është në formë dhe po luan një rol të madh” shkruan portali holandez, Gelderlander.nl.

I vendosur tashmë në fokusin e ekipeve të mëdha italiane – Napoli dhe Lacio janë në vijën e parë – Rashica përgatitet për Ligën e Europës ku përballë do të ketë francezët e Nisës.

Kemi një agjendë të ngjeshur, por unë jam shumë i kënaqur për këtë. Unë pëlqej më shumë ndeshjet se sa stërvitjet. Je fizikisht më i shpejtë. E shijon më shumë. Tani jam i fokusuar të ndeshja me Nisën. Shpresojmë të marrim një rezultat të mirë”, citohet Rashica nga faqja holandeze.

Në ndeshjen e humbur 2-3 kundër Lacios, Rashica dha dy asistet e golave në portën italiane të mbrojtur nga Thomas Strakosha, duke qenë ndër më të mirët në fushë.