SPORT, 26 Shtator 2017, 13:16

“Kryqëzohet” Sadiku: Kushtoi 1.5 milionë euro, por ka bërë vetëm dy gola

“Kryqëzohet” Sadiku: Kushtoi 1.5 milionë euro, por ka

Kritikat në Poloni për rendimentin e ulët të Armando Sadikut me Legian e Varshavës në Ekstraklasa po bëhen gjithmonë e më të mprehta dhe më të shpeshta.

Është sulmuesi më i shtrenjtë në historinë e Legias, dhe deri ta shënuar dy gola në kampionati. Shqiptari, i cili besohej se do të ishte pasuesi i suksesshëm i Nemanja Nikolicia, mund t’i kushtojë Legias, së bashku edhe me bonuset deri në 1.5 milionë euro, por deri tani me “mbretërorët” nuk e ka arritur aspak të bind”, - shkruan portali polak Przegladsportowy.pl.

Në nëntë ndeshje kampionati ai ka shënuar vetëm dy gola. Duket më mirë në kompeticionet e tjera, ku ai ka shënuar pesë gola për Legian, por dy prej tyre janë shënuar në Kupën e Polonisë ndaj ekipeve të ulëta. Edhe të dielën ndaj Jagelionas, ai dështoi. Ai gjuajti katër herë, por që të gjitha ishin një dështim”, vazhdon artikulli.

Gjithsesi, Sadiku, i cili është një ndër sulmuesit më produktivë të Kombëtares aktuale të Shqipërisë – 9 gola – nuk është tipi që mund ta zhvillojë vetë një situatë sulmuese.

Ai ka nevojë për mbështetje nga lojtarët e linjës së dytë, të cilët gjithashtu janë të pakënaqur. Problemi i Legias është se nuk ka lojtarë krijues, por vetëm lojtarë që thjesht luajnë topin”, thotë ish-lojtari i Legias së Varshavës, Silvester Czereszevski, duke i dalë në mbrojtje sulmuesit shqiptar.