SPORT, 25 Shtator 2017, 21:21

Skënderbeun e gjykon Blom, dikur i shante lojtarët gjatë lojës… “fuck off

Skënderbeun e gjykon Blom, dikur i shante lojtarët gjatë

Kevin Blom është gjyqtari që do të drejtojë Skënderbeu-Young Bojs, takimi i dytë i vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Europës.

46-vjeçari gjykon nga viti 2004 dhe është gjyqtar i FIFA-s nga viti 2005.

Ai është zgjedhur gjyqtari më i mirë holandez në vitin 2007, por atëherë ama…

Ai ka qenë në qendër të vëmendjes për disa skandale në gjykim. Të paktën kështu shkruajnë mediet holandeze.

Kur ai gjykoi ndeshjen kualifikuese për Euro 2012 midis Skocisë dhe Çekisë, biondi holandez mori komente shumë të varfra në portalin kushtuar gjyqtarëve, “Worldrefereee”.  Ai dha një penallti në minutëne fundit dhe një tjetër nuk e dha.

Gazeta britanike “Sunday Mail” raporton se lojtarët deklaruan se Blom u kishte thënë atyre “fuck off”.

Edhe në shtëpi ai rezulton gjyqtar me probleme. Kur ai i dha karton të kuq Kevin Strootmanit të PSV në ndeshjen kundër Tuentes, askush, përfshirë dy trajnerët ekipeve, nuk e kuptuan përse.

Në media qarkulluan fjalë në lidhje me aftësinë e tij si gjyqtar dhe u rishikuan të gjitha vendimet e gabuara të marra prej tij. Gjyqtari holandez, Mario van der Ende shkroi në Twitter se Blom duhet të vizitohet te një psikolog.

Blom e ka drejtuar dy herë Shqipërinë: në ndeshjen Bosnjë Hercegovinë-Shqipëri (2-0) të vitit 2011 në kualifikueset e Europianit. Andi Lila u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 87-të dhe Norvegji-Shqipëri (0-1), të fituar me golin e shkëlqyer të Hamdi Salihit. Por, sërish e ndëshkoi Andi Lilën me kartonin e kuq.