TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhani De Biazi prezantohet te Deportivo Alaves. Ish-trajneri i Shqipërisë ka marrë një detyrë shumë të vështirë, por tejet stimuluese, shkruajnë mediat spanjolle.
Alaves nuk ka marrë ende asnjë pikë në gjashtë ndeshjet e para në La Liga.
De Biasi është prezantuar sot zyrtarisht te skuadra spanjolle, ndërsa ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle.
“Ai që do të luftojë në fushë, do të luajë! Gjëja më e rëndësishme është skuadra. Së bashku mund të arrijmë qëllimin. Çelësi është që të jenë të gjithë së bashku: ekipi, klubi dhe tifozët”, shpjegoi ish-trajneri i Shqipërisë. “Me mua, të gjithë fillojnë nga zero”, shtoi De Biazi
Ai shton: “Më shumë se skema, për mua gjëja më e rëndësishme është ekuilibri dhe e di se çfarë do të bëjmë. Ne nuk mund të luajmë çdo ndeshje në të njëjtën mënyrë. Duhet të jemi kameleonë. Në jetë, motivimi bën dallimin, por jo vetëm, pasi do të kemi nevojë për më shumë gjëra”, tha De Biasi në konferencën për shtyp.