TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediet greke po tregohen tepër cinike me trajnerin shqiptar, Besnik Hasi, të sapo shkarkuar nga Olimpiakosi i Pireut.
“Erdhi si kosovar... po ikën si një shqiptar”. Ky ishte titulli i portalit grek Sdna.gr në një speciale të gjatë kushtuar aventurës së Hasit në krye të klubit gjigant grek.
“Savas Theodhoridhis kishte thënë se Hasi... e kishte futbollin në gjakun e tij! Sot kosovari largohet si një nga trajnerët e shumtë të tjerë të pafat nga historia e Olimpiakosit. Si shumë të tjerë”, - shkruan portali grek.
“Besnik Hasi është një trajner shqiptar i lindur në Kosovë. Apo, jo? Ndoshta duhet një korrigjim. Le ta provojmë edhe kështu: Besnik Hasi është një trajner shqiptar që u bë kosovar që të mos sjellë politikë në Karaiskaqi dhe që nga e diela ai është bërë sërish shqiptar. Si shqiptar erdhi edhe si shqiptar iku”, vazhdon me një stile urrejtje shkrimi, që thekson se të gjithë u habitën kur atë e vendosën trajner, duke kujtuar edhe banderolat provokuese të tifozëve të Olimpiakosit: “Kosova është Serbi”.