SPORT, 25 Shtator 2017, 19:01

Ja si ra Lacio në duart e Strakoshës

Ja si ra Lacio në duart e Strakoshës

Thomas Strakosha është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lacios aktuale. Nuk ka ditë që mediet italiane mos i kushtojnë shkrime portierit të ri shqiptar.

“Nga portier i tretë në thelbësor, Lacio është gjithmonë e më shumë në duart e Strakoshës”. Ky ishte titulli i një profili të gjatë kushtuar Strakoshës nga portali i njohur Lalaziosiamonoi.it.

“Është minuta e 43-të e pjesës së parë, Lacio sapo ka realizuar golin e 2-0 falë një shpikje të shëlqyer të Çiro Imobile. Verona provon të reagojë dhe Fosati gjuan një goditje të lirë  të fuqishme. Topi duket se është i destinuar për të përfunduar paksa poshtë atje ku kryqëzohen dy shtyllat, por lojtari veronez i ka bërë llogaritë pas hanxhinj. Po, pasi Thomas Strakosha arrin ta superojë. Zgjatet dhe me dorën e djathtë e ngre topin lart dhe e largon atë përpara se të kalojë vijën e portës së tij. Një super pritje për numrin një bardhekaltër që e ka nisur me paraqitje të mëdha sezonin. Portieri shqiptar nuk është i kënaqur pas bërë një mrekulli gjatë ndeshjes, kështu thonë në fund të ndeshjes”, - shkruhet në artikullin e portalit italian.

“Thomas tani është një siguri, e ka marrë bluzën e titullarit me dëshirë dhe përqendrim. Titullar te Primavera (të rinjtë), portier i tretë te skuadra e parë, shqiptari e kërkoi fatin te Salernitana. Një vit i vështirë në Kampania, ku djaloshi i lindur në Athiën është lodhur shumë. Rikthimi në Formel dhe puna nën drejtimin e Grixhonit. Strakosha është thuajse një i tepërt, pasi përpara tij janë Marketi, Berisha dhe i porsaardhuri Vargiç. Rrethanat e sollën që ai të luajë në Milano, pasi Inzagi e preferon më shumë sesa Vargiçin. Dhe qysh atëherë Strakoha nuk del më. Lë në stol Marketin, i cili ka probleme fizike, dhe Strakosha bëhet një titullar me të gjitha të drejtat te “shqiponjat”. Tekniku e pëlqen dhe beson symbyllazi tek ai”,  - vazhdon artikulli, që e konsideron Strakoshën si më të besuarin e Simone Inzagit.

“E falënderoj, duhet të vazhdojë me këtë shpirt”, - thotë Inzagi. Strakosha është i vetmi nga lojtarët e Lacios me minuta të plota në këtë fillim kampionati: 720. “Figlio d’arte”, edhe babai luante futboll dhe bënte portierin, Strakosha dëshiron të rritet dhe të përmirësohet. Rezultatet dhe paraqitjet e tij i japin të drejtë klubit dhe misterit që janë gjithmonë kanë besuar te cilësitë e tij. Lacio është në duart të shkëlqyera”, - përfundon shkrimi i Lalaziosiamonoi.it.