TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy gola nga kroati Tomislav Bushiç i garantuan Flamurtarit një fitore surprizë 2-1 ndaj Teutës në “Niko Dovana”. Goli i Hilës, pas humbjes së penalltisë nga ana e kapitenit Lena, nuk i mjaftoi Teutës për të marrë një barazim në shtëpi, duke pësuar kështu humbjen e parë dhe humbur kryesimin e renditjes. Flamurtari zhvilloi një volum më të madh lojë dhe pati shumë raste për të thelluar rezultatin. Kjo ishte fitorja e dytë rresh për skuadrën e udhëhequr nga Shpëtim Duro, që tani e sheh vetën me një pikë më pak nga dy kryesuesit, Skënderbeu dhe Kukësi.
JAVA E TRETË/ REZULTATET
TË SHTUNËN
LUFTËTARI-VLLAZNIA 0-0
LUSHNJA-KAMZA 0-0
SKËNDERBEU-PARTIZANI 2-0
Shënues: Soue 65’, Lilaj 82’ (p)
TË DIELËN
KUKËSI-LAÇI 3-0
Shënues: Fangaj 61’ (aut), Kale 77’, Bakaj 86’
TEUTA-FLAMURTARI 1-2
Shënues: Hila 74/ Bushiç 3, 37’
RENDITJA
Poz. Skuadra Piket
1 Skënderbeu 7
2 Kukësi 7
3 Flamurtari 6
4 Teuta 6
5 Vllaznia 4
6 Luftëtari 4
7 Laçi 3
8 Kamza 2
9 Lushnja 1
10 Partizani 1