SPORT, 24 Shtator 2017, 15:13

Sampdoria shokon Milanin, i shkakton humbjen e dytë në Seria A

Sampdoria shokon Milanin, i shkakton humbjen e dytë në Seria A

Milani pëson humbjen e dytë në Seria A. Kuqezinjtë e drejtuar nga Vincezo Montella janë mundur 0-2 në transfertë nga skuadra e Sampdorias.

Skuadra doriane dominon në 45 minutat e para, por Quagliarella dhe Zapata gabojnë shumë në shanset që u ofrohen. Mesfushorët e Milanit bëjnë shumë gabime, teksa Kessie dhe Biglia ishin në një ditë negative.

Atë që nuk e bënë në 45 minutat e para, Sampdoria e konkretizon në pjesën e dytë duke shënuar dy gola. Fillimisht është Zapata që gjen rrugën e rrjetës, ndërkohë që më pas Ricky Alverez shënon golin e dytë pas një kundërsulmi.

Sampdoria me këtë fitore ngjitet në vendin e 6-të me 11 pikë, ndërkohë që Milan ndodhet në të 5-in me 1 pikë më shumë. /vipsport.al/