TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Prezantim me fotoshop, kravatën e kuqe ia bëjnë blu”. Mediet italiane janë treguar tepër ironike me mënyrën sesi klubi spanjoll Deportivo Alavesh e prezantoi trajnerin Xhani De Biazi përmes një videomesazhi.
“Një kuriozitet i veçantë, Alavesh për ta bërë të ditur angazhimin e kishte marrë në foto kur ai drejtonte Shqipërinë, i fshin simbolin e federatës dhe ngjyros me blu kravatën”, shkruan Todaysport.it, që ka postuar në faqen e saj të dy fotot: origjinalen dhe atë me fotoshop.
Ish-trajneri i Shqipërisë do të stërvitë spanjollët e Alaveshit, formacioni i fundit në Ligë, me zero pikë, pesë humbje dhe 8 gola të pësuar kundër asnjë të shënuar. De Biazi mbërrin me statusin e dikujt që ka eksperiencë me skuadrat në vështirësi. Ai do të impenjohet me Alaveshin deri në fund të sezonit me opsionin edhe për një tjetër.
Në Spanjë ka drejtuar Levanten në sezonin 2007-2018, duke dhënë dorëheqjen për shkak të situatë së rëndë ekonomike të klubit të dytë të Valencias.