SPORT, 24 Shtator 2017, 19:50

Fitore e vuajtur e Interit; Milani humbje që djeg shumë

Fitore e vuajtur e Interit; Milani humbje që djeg shumë

Një gol i D’Ambrozios tri minuta përpara përfundimit të ndeshjes i siguruan një fitore të vuajtur ndaj një Xhenove që e mbylli takimin me nëntë lojtarë, pas ndëshkimeve më karton të kuq të Omeongas dhe Taarabtit.

Milani dëshmoi se mund të futet lehtësisht në krizë rezultatesh, pasi humjes 2-0 me Sampdorian (golat nga Zapata 72 dhe Alvarez 91).

Kievo shkaktoi një surprizë të bukur me fitoren e pastër 2-0 në transfertën me Kaljarin. Realizuan Ingleze (53’) dhe Shtepinski (90’). Veçohet kartoni i kuq për Pizakanen e Kaljarit.

Pas humbjes një javë më parë me Napolin (1-4), Lacio e Thomas Strakoshës shpërtheu kundër Veronës, me një fitore bindëse 0-3, ku protagonist ishte i zakonshmi Çiro Imobike me dygolëshin e tij (24’ dhe 40’). Marusiç kompletoi suksesin e lacialëve në të 60’.

Krotone e Arlind Ajetit fitoi derbin shqiptare me Beneventon e Ledian Memushajt, me një fitore të pastër 2-0: Mandragora 43’ dhe Rohden 58’.

Sasuolo barazoi pa gola me Bolonjën.

Dje, Juventusi fitoi 4-0 derbin me rivalin e përjetshëm të qytetit, Torino, ndërsa Napoli kryesues fitoi me vështirësi 2-3 me SPAL-in.

Pas javës së 6-të, Napoli dhe Juventusi bashkëkryesojnë me pikë të plota, nga 18, të ndjekur nga Inter 16 dhe Lacio me 13 pikë.