SPORT, 24 Shtator 2017, 19:32

Pollozhani: Ja çfarë i thashë arbitrit për penalltinë inekzistente

Pollozhani: Ja çfarë i thashë arbitrit për penalltinë

Artim Pollozhani ishte protagonist në fitoren e Teutës dhe pjesëmarrës në ngjarjen e penaltisë të dhënë në favor të durrsakëve.

“Penalltia për Teutën? Nuk mendoj se ishte penallti, kjo edhe për pozicionin tim në fushë. Ishte faull, por jashtë zonës, unë kam qenë rreth gjysmë metrit.

Vendimi i gjyqtarit? E pashë që arbitri kryesor dha faull, dhe e pashë që e ndërroi vendimin pas konsultimit më anësorin. I thashë që, je gabim dhe këtë do ta shohësh atë në video.

I kënaqur? Normalisht jemi të kënaqur. Të marrim pikë Durrës. Fituam me meritë, mund të shkonte rezultati edhe më thellë. Fitorja ishte i merituar.

Kampion me Flamurtarin? Presor Duro ka formuar një ekip të mirë, dhe do kohë që të bëhet. Pse, jo mund të pretendojmë, - tha Pollozhani për “Supersport”.