SPORT, 24 Shtator 2017, 19:15

Incidenti në Durrës, tifozi vlonjat sulmon trajnerin Shpëtim Duro

Incidenti në Durrës, tifozi vlonjat sulmon trajnerin Shpëtim Duro

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, hodhi akuza ndaj arbitrit të ndeshjes, i cili dëshironte të vendoste fatin e ndeshjes, pasi kërkonte që Teuta të barazonte rezultatin.

Penalltia e Teutës? I futi në lojë arbitri me atë penallti inekzistente. Është shumë e qartë se arbitri i futi në lojë për të barazuar. Teuta nuk pati vizion. Arbitrat nuk duhen të bëhen protagonistë, pasi sakrifikojnë djersën e lojtarëve. Nuk është normale ajo penallti.

Tërheqja në pjesën e dytë? Kur je 2-0 duhet ta administrosh me qetësi prapa, pasi Teuta kiste shumë probleme prapa. Kamara mund të shënonte golin e tretë. Teuta kërkoi me çdo ngulm për të fituar penallti me

Incidenti me tifozin? Pata një incident me një tifoz vlonjat, që në fakti nuk është tifoz. Në Durrës kujtuan se ishte një tifoz i tyre, por kurrë nuk kam pasur me tifozët e Durrësit”, - tha Duro për “Supersport”.