TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, zotin Claus Neukirch.
Sipas burimeve nga Presidenca, Meta vlerësoi kontributin e dhënë nga Këshilli i Evropës për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, vëmendjen ndaj të drejtës së pronës dhe lirisë së mediave, dhe duke u ndalur në mënyrë të veçantë në reformën në drejtësi, vlerësoi asistencën ligjore e shumë profesionale të ofruar nga Komisioni i Venecias.
Një theks të veçantë Presidenti Meta e vuri gjithashtu, në nevojën e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë për parandalimin dhe dekurajimin e dhunës në familje dhe ndaj grave, si dhe hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta për një trajtim sa më të gjerë të kësaj problematike të rëndë sociale.
Po, sot Presidenti Ilir Meta dënon sulmin në Las Vegas dhe shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet për familjet që sot përjetojnë me dhimbje këtë akt barbar.
“Sulmi barbar i sotëm në Las Vegas më tronditi thellësisht! Ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë të lënduarve, i uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruhet në reagimin e presidentit Ilir Meta. /TPZ.AL/