TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Korit mbështetës të deklaratave të forta të ambasadorit amerikan, Donald Lu, se “katër klane dhe 20 familje mafioze mbajnë kontrollojnë Shqipërinë” iu bashkua edhe Partia Demokratike. Ishte nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ai që përfaqësoi zërin e djathtë.
“Pak ditë më parë ambasadori i SHBA ju tregoi shqiptareve se çfarë bëhet me një qeveri që nuk i përgjigjet interesave të qytetarëve të saj. Sot iu tregoi se Shqipëria, vendi ynë, është nën sundimin e katër klaneve dhe 20 familjeve kriminale. Askush nuk u mallëngjye nga këto të vërteta dhe me siguri në media jehona e këtyre deklaratave do të shuhet shpejt për t’i lënë vend shfaqjes së radhës.
Por kjo do të thotë të fusësh kokën në rërë si struci, se fshehja në media nuk e ndryshon realitetin që shqiptarët e përjetojnë çdo ditë. Kjo nuk ndryshon as fundin e historisë. Të gjithë e dinë si e filloi dhe si përfundoi Noriega. I njëjtë do jetë fundi dhe për Noriegën e Ballkanit”, shkruan Paloka. /Tpz.al/