AKTUALITET, 14 Tetor 2017, 16:49

Kanabis për të gjithë, arrestohet 25-vjeçari Staka në Venecie

Kanabis për të gjithë, arrestohet 25-vjeçari Staka në

Karabinierët e Bërthamës Investigative të Venecias arrestuan një shqiptar me pasaportë italiane, i cili merrej me shpërndarrjen e drogës.

Leonar Staka (25 vjeç) ra në pranga së bashku me dy ukrainas (Mykola Zadorizhni dhe Viktor Kovbasyuk) si dhe një italian 28-vjeçar, Nikola Bisako.

Të ndaluarëve iu kapën 25 kg kanabis të fshehur në një vend të fshehtë të një Mercedesi AMG-s me targa gjermane. Atyre iu sekuestruan edhe 3250 euro.

Në një banesë të marrë me qira nga shqiptari Staka u gjetën një kilogram tjetër si dhe pajisje për paketimin e kanabisit. (d.f/Tpz.al)