AKTUALITET, 2 Tetor 2017, 09:08

Referendumi i përgjakur në Katalonjë, 90% e votuesve pro pavarësisë

Zyrtarë të lartë në Katalonjë bëjnë me dije se rreth 90% e votuesve në referendumin e djeshëm kanë votuar pro pavarësisë. Rezultati paraprak i shpallur nga katalanasit, është mohuar tërësisht nga kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy i cili u shpreh se në Katalonjë "nuk pati një referendum".

Presidenti i Katalonjës njoftoi se "qeveria do të dërgojë rezultatin e votimit në parlament, aty ku sovraniteti i popullit tonë do të konfirmohet".