TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zyrtarët e emergjencave civile, raportjnë se bilanci i të plagosurve gjatë ditës së sotme në Katalonjë, është rreth 761. Disa prej personave të plagosur, kanë tentuar të votojnë por nuk janë lejuar nga policia. Qeveria spanjolle është zotuar për ta ndaluar këtë referendum, të cilin e konsideron të paligjshëm dhe anti kushtetues. Policia ka ndaluar votimin në disa qendra, dhe ka sekuestruar kutitë e votimit.
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, foli pak pas mbylljes së qendrave të votimit dhe u shpreh se katalanasit janë gënjyer dhe kanë marrë pjesë në një proces të paligjshëm.
Ministri i Brendshëm i Spanjës, njoftoi se rreth 12 policë janë lënduar dhe tre persona janë arrestuar lidhur me këto lëndime.
Policia dhe Garda Civile - një grupim paramilitar - u dërguan në Katalonjë për të ndaluar votimin. Kryebashkiakja e Barcelonës dënoi përdorimin e forcës mbi atë që ajo e quajti "popullësia e pambrojtur e Katalonjës".
Nga ana tjetër, autoritetet spanjolle shprehen se policia ka vepruar në mënyrë shumë profesionale.
Një votuese, Julia Graell, u shpreh për BBC, se "policia filloi të godasë njerëzit pa dalluar mes të rinjve apo të moshuarve". Ajo shtoi, "sot kam parë veprimet më të këqija që një qeveri mund të bëjë mbi njerëzit".
BURIMI: BBC / TPZ.AL