TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka arrestuar një avokat, nën akuzën për mashtrim. Ai dyshohet se ka mashtuar familjarët e një personi që kishte humbur jetën në një aksident rrugor dhe nuk u ka dorëzuar dëmshpërblimin për dënim shëndetësor.
Policia tha se avokati është Myrteza Myftari, 56 vjeç.
"Ky shtetas është arrestuar, pasi shtetasi M.S., ka bërë kallzim në ambientet e policisë Tiranë, ku deklaron se shtetasi Myrteza Myftari, me profesion avokat, më datë 02.05.2013, ka marrë një shumë prej 2 722 424 lekë të reja, si dëmshpërblim për dëmin shëndetësor me pasojë vdekjen për shtetasin F.R., shumë të cilën nuk ia ka dorëzuar familjes të së ndjerit", thuhet në njoftimin e policisë.
"Prokuroria do ta hetojë për "shpërdorim detyre" dhe "mashtrim".- përfundon njoftimi.
Tpz.al mëson se avokati Myftari, ka qënë më herët kandidat për Kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në vitin 2012. Gjithashtu ai është pjesë e një force politike, "Bashkë drejt së ardhmes"./TPZ.AL/
