AKTUALITET, 2 Tetor 2017, 07:55

E rëndë/ Një burrë vetëvaret gjatë natës në Tiranë pranë liqenit artificial

E rëndë/ Një burrë vetëvaret gjatë natës

Vrapuesit e mëngjesit janë tronditur këtë mëngjes kur kanë parë të vetvarur një burrë në pemët e parkut të liqenit artificial. Ngjarja bën fjalë për një person që dyshohet se  i ka dhënë fund jetës gjatë natës në Tiranë. Dëshmitarë okularë trupi i pa jetë i një personi, është gjetur i varur në një pemë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e rastit, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët të cilët janë tmerruar nga skenat që kanë parë. Numri i vetvrasjeve në Shqipëri vitet e fundit ka arritur nivee të larta dhe tepër shqetësuese. Çdo ditë ka tentative vetvrajse nëpërmjet pirjes së ilaçeve, përdorimit të armëve apo dhe litarit si rasti i sotëm. Depresioni dhe kushtet e vështira ekonomike janë shkaqet kryesore të këtij fenomeni të rëndë. Ja se çthotë policia për ngjarjen e mësipërme.

Më datë 02.10.2017, rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 - 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik.

Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet të jetë vetëvarur. Punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/TPZ.AL/