AKTUALITET, 1 Tetor 2017, 21:52

Rekord me qëndrimin në ajër, kryeministri Rama shpenzon 1.4 mln dollarë për charter

Rekord me qëndrimin në ajër, kryeministri Rama shpenzon 1.4 mln

Sekretari amerikan për Shëndetësinë, Tom Price u shkarkua pak ditë më parë pasi ai kishte shpenzuar rreth 400 mijë dollarë për udhëtime në detyrë me charter privat në vendin e tij.

Por sekretari Price, nuk është asgjë përpara asaj që ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas një njoftimi në facebook, Berisha publikon disa shifra, të cilat sipas tij tregojnë sesa para ka harxhuar deri më tani kryeministri Edi Rama për fluturime charter. Plot 1.4 milion dollarë për 132 udhëtime charter jashtë Shqipërisë, janë akuzat ndaj kryeministrit Rama.

Ja postimi i ish-kryeministrit:

Noriega ka shpenzuar për 132 fluturime jashtë vendit, me charter privat, 1.4 milionë dollarë!

Të dashur miq, këto ditë, presidenti Donald Trump shkarkoi sekretarin e shtetit për shëndetësinë, Tom Price sepse kishte shpenzuar 400 mijë dollarë për udhetime në detyrë me charter privat në vendin e tij. Kjo sepse ai, duhet të udhëtonte me fluturimet tregtare dhe jo të përdorte pushtetin për të shpërdoruar paratë e takspaguesve amerikan. Kurse Noriega në Shqipëri, këto katër vite ka fluturuar me charter privat 132 herë jashtë shteti, duke shpenzuar 1.394.000 dollarë. Kaq nuk shpenzonte as Noriega i narko-republikës së Panamase! sb

"Pershendetje doktor jam punonjes ne kryeministri desha te ju informoje se kryeministri si rregull udheton vetem me charter dhe rralle shume me linja te zakoshme dhe se ne 132 fluturime me charter jane paguar nga buxheti i shtetit 1394000 dollar,shume kjo me e madhe se sa e te gjithe liderve te rajonit te marre se bashku,ju lutem anonim.me respekt.. "/TPZ.AL/