TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria ka furnizimin me energji elektrike më të dobët në rajon. Ky sektor renditet ndër shërbimet më jocilësore në botë.
Lajmi bëhet i ditur në bazë të studimit për shërbimin e furnizimit me energji elektrike të “Raportit të Konkurrueshmërisë Globale 2017-2018” të “Forumit Ekonomik Botëror”
Shqipëria renditet në e 81-ta (nga 137 vende) sa i përket shërbimit të furnizimit me energji elektrike. Thënë ndryshe, Shqipëria është një prej vendeve ku ndërprerja e energjisë elektrike është shumë e shpeshtë, si edhe ka luhatje tensioni.
Të dhënat nga “Forumit Ekonomik Botëror” ngrenë në pikëpyetjen lidhur me investimet e ndërmarra në Shqipëri, sa i përket sektorit të energjisë, si edhe mënyrën sesi janë shpenzuar fondet për këtë sektor. G.sh shkruan se gjithashtu situata bëhet edhe më tragjike, kur merren parasysh burimet e shumta natyrore të Shqipërisë që mundësojnë prodhimin e energjisë elektrike.
Përgatiti: TPZ.al