AKTUALITET, 1 Tetor 2017, 22:15

FOTO/ Tirana tjetër, ja ç’ndodh me plehrat në qendër të kryeqytetit 

Tirana është larg së qenuri qyteti që na paraqet kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale. Fotot e mëposhtme janë shkrepur në qendër të Tiranës, pranë stadiumit Dinamo, mbrëmjen e sotme. Në to shfaqen, plehra që digjen pranë kazanëve të bashkisë, dhe kosha të tejmbushur që nuk boshatisen në kohë dhe kundërmojnë në të gjithë zonën. Ky është vetëm një shembull se si qendra e kryeqytetit nuk është parajsa që na paraqitet shpesh nga autoritetet. Kjo është "Tirana tjetër", që të gjithë shohim çdo ditë. /TPZ.AL/