AKTUALITET, 1 Tetor 2017, 17:48

FOTO/ Policia austriake detyron gratë myslimane të heqin burkën në publik

Një grua myslimane u detyrua të heqë burkën, pasi policia e ndaloi në një vend publik.

Pak kohë më parë, Austria kaloi një ligj mjaft kontrovers, për ndalimin e burkës apo çdo mbulese tjetër, përfshirë maskat shëndetësore, në vendet publike.

Policia austriake, ka nisur një aksion për evidentimin e shkeljeve të ketij ligji. Çdokush që kundërshton ligjin, gjobitet me 150 euro.

Ligji parashikon se burka, apo mbulesa të tjera do të mund të vendosen vetëm në disa evente kulturore.

Burimi: Daily Mail / TPZ.AL