AKTUALITET, 1 Tetor 2017, 21:19

Incidenti në Elbasan, reagon ish Ministri i Brendshëm: Krimi është trimëruar përpara shtetit!

Ngjarjet e fundit në qytetin e Elbasanit, ping pongu me dosjet e shumta të hapura për familjet kriminale si dhe për ti vënë kapakun këtyre dy javëve, atentati me kallashnikov në mes të Vlorës këtë të diellë.

Kjo është panorama e cila ka sjellë reagimin e ish ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj, i cili ka shkruar në rrjetin social se ngjarjet e fundit kriminale tregojnë diçka të rëndë... se krimi është trimëruar përballë shtetit dhe se shumë segmente të agjencive të zbatimit të ligjit po flirtojnë me bandat. Te nderuar miq! Ndjehem shume i shqetesuar me ngjarjet e fundit kriminale, te cilat jane shenje e trimerimit te krimit perballe nje shteti te topitur nga flirtimi i segmenteve te agjencive te zbatimit te ligjit me grupet kriminale. Duhet sa me shpejte nje reagim i vendosur sa nuk eshte vone ...DD.