TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas disa muajve si ministër i Brendshëm, teknik Dritan Demiraj ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale duke ngritur alarmin për trimërimin e krimit sipas tij. Edhe pse vetë shërbeu disa muaj si ministër teknik i vendosur aty për të mos lejuar manipulimin e zgjedhjeve dhe uljen e kriminalitetit Demiraj përfundoi në fund duke bërë nëj raport I cili sipas opozitës tregonte gjithë manipulimin e zgjedhjeve nga qeveria. Në fund u prit e u përfol aq gjatë dorëheqja e ministrave teknikë, por asgjë nuk ndryshoi në gjendjen e kriminalitetit në vend. Tashmë Demiraj e lufton me statuse në rrjetet sociale krimin. Ai ka sjell në vëmendje ngjarjen e fundit të ndodhur në Vlorë, ku një automjet tip Benz u godit nga breshëri plumbash, Demiraj është shprehur se këto janë shenjë e “trimërimit të krimit”. Ja se çfarë shkruan Demiraj në Facebook
“Ndjehem shume i shqetesuar me ngjarjet e fundit kriminale, te cilat jane shenje e trimerimit te krimit perballe nje shteti te topitur nga flirtimi i segmenteve te agjencive te zbatimit te ligjit me grupet kriminale. Duhet sa me shpejte nje reagim i vendosur sa nuk eshte vone,”
TPZ.AL