TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej 1 tetorit, kohë që është përcaktuar si faza e tretë kundër informalitetit, jo vetëm bizneset duhet të kenë kujdes, por edhe prej qytetarëve. Gjobat do të jenë paralelisht edhe për qytetarët që nuk marrin kuponin fiskal.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, në Shqipëri Vasilika Vjero, përcjell albinfo.ch.
“Edhe për qytetarët do të ketë kontrolle, kanë detyrim ligjor të tërheqin kuponin. Në momentin që qytetarët nuk e tërheqin kuponin, sigurisht që ka ndëshkim në vlerën 1 mijë lekë, për ata që thyejnë ligjin. Ne do t'i inkurajojmë për t'u bërë pjesë e këtij aksioni”, është shprehur ajo.
Vjero ka sqaruar se qëllimi nuk është ndëshkimi i qytetarit, por pjesëmarrja në aksion, duke u bërë palë me administratën tatimore.
Përgatiti: TPZ.al